H.Truma – Mangësitë  e organizimit që u vërejtën për 1 Maj duhen përmirsuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Plazhi “Saranda”  si të gjitha plazhet tjera në Komunën e Ulqinit me 1 Maj  zyrtarisht ka hapur sezonin veror 2021.Pronari i këtij plazhi dhe restoranti,Halil Dali  Truma për televizionin Teuta deklaroi se vizitorë të shumtë që kanë qëndruar për  1 Maj në qytetin tonë  janë një sinjal shumë i mirë se turistët potencial nga Kosova nuk e harrojnë Ulqinin .

“Jam shumë optimist për një sezonë të sukseshme,por për të qenë konkurent në treg duhet të përmirsojmë disa  mangësi që po përsëriten nga viti në vit.Numri i madh i lypsarëve,qent endacak në rrugë të qytetit,bagtitë e trasha në plazhe,trafik i dendur në qytet dhe mungesaë e vendparkingjeve,janë dukuri   që po përsëriten, është koha që Komuna e Ulqinit të merret më seriozisht me këto të meta” U shpreh Truma.

Ai tha se është e pa imagjinueshme që ditën e diel në qytet mos të ketë të hapur asnjë market,mysafirët e parë kanë pasë shumë vërejtje për këtë vendim.

Pronari i plazhit “Saranda”  shprehet i kënaqur me numrin e mysafirëve që gjatë festës së 1 Majit kanë qëndruar në Ulqin.

Share.