Gvozdenoviq në Ulqin-përkrahje projekteve të zhvillimit të turizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në Qeverinë e Malit të Zi, Branimir Gvozdenoviq me bashkëpunëtorët e tij vizituan ditën e mërkurë komunën e Ulqinit ku patën takim pune me kryetarin e komunës dhe stafin e ekzekutivit.

Është filluar me vizitën në kripore, një prej resurseve tejet të rëndësishme për zhvillimin e turizmit, pastaj është vazhduar me takimin me kryetarin e komunës, dhe stafin e tij, për të vazhduar takimin me trupin koordinues për përcjelljen e sezonit turistik, me afarist të cilët janë direkt të lidhur me zhvillimin e turizmit në këtë qytet.

“Vizita kyçe e këtij takimi  është të bëjmë shkëmbimin e ideve, të flasim për problemet, dhe të shohim se në cilën sferë Qeveria mundë  të përkrah projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit siç kemi bërë çdo herë përmes drejtorisë për punë publike-deklaroi para gazetarëve ministri Gvozdenoviq.

“Çështje tjetër e cila është prekur është realizimi i shpejtë i planit hapësinor urbanistik, që është element kyç i zhvillimit të mëtejshëm të këtij qyteti. Kjo punë është zvarrit shumë dhe duhet kryer në periudhë shumë të shpejtë dy mujore “

Çështja e ambientit  jetësor, kanalizimit ,thithja e mjeteve nga IPA projektet ishin temë e takimit të sotëm, ku ministri Gvozdenoviq deklaroi se ka fituar përgjigje nga kryetari Gjeka se në këto tema është duke u punuar dhe janë prioritet i punës së tyre.

Një temë shumë e rëndësishme që është prekur në këtë takim ka qenë edhe arsimimi  i të rinjve në fushën e turizmit dhe hapje të reja të vendeve të punës për të rinj.

“Shërbimet komunale dhe punëtorët turistik në Ulqin e kanë pritur më të përgatitur sezonin turistik dhe fillimi i sezonit është më i mirë se vitin e kaluar. Ai tha se gjatë këtij muaji duhet të hiqen disa mangësi në mënyrë që kulmi i sezonit të jetë sa më i suksesshëm.

“Unë i kam informuar kolegët nga Ulqini për programin e ri që pres që Qeveria shumë shpejt do ta aprovoi, e kjo është zhvillimi i turizmit të lartë, dhe përkrahja  taksapagueseve që janë të lidhur me ndërtimin e hoteleve me pesë yje që duhen të kenë disa benefite, ku do ti shmangemi  punësimeve sezonale, dhe do rrisim numrin e të punësuarve “shprehet ministri Gvozdenoviq.

“Janë prekur të gjitha temat duke ja filluar për sezonin turistik,përgatitjet,planet hapësinore, furnizimin me ujë,investimet në ujësjellës kanalizim”, deklaroi kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka

“Komuna e Ulqinit është shumë e lidhur me këtë ministri sepse përfshin shumë sfera me rëndësi që janë jetësore për neve.

Takim  pune kaq të zgjeruar  nuk kemi pasur kaherë, ku ka ardhur  një ekip  nga Ministria përkatëse dhe ku janë prek kaq tema të rëndësishme në një takim pune”-deklaroi Gjeka

Share.