Gvozdenoviq: Kapitulli 27 më i ngarkuari dhe më i shtrenjti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Negociatat për  Kapitullin 27 i cili ka të bëjë me mjedisin dhe ndryshimin e klimës do të jetë një nga më të ngarkuarit në procesin e pranimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, por edhe më i shtrenjti, pasi zbatimi i standardeve do të kërkojë burime të konsiderueshme financiare, tha ministri i Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Branimir Gvozdenoviq.

Ai tha se vetëm në trajtimin e ujërave të zeza Mali i Zi do të duhet të investojë deri në vitin 2035  550 milion euro. Gvozdenoviq tha se qeveria në fund të korrikut miratoi një strategji për marrjen, implementimin dhe zbatimin e e legjislaturës europiane në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike për periudhën 2016-2020, e cila krijoi parakushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në këtë fushë.

Share.