Grushtshteti në Turqi: Nuk ka informacion për viktima nga Mali i Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bazuar në informacionet e deritanishme, nuk ka njohuri se gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi ka të vrarë apo plagosur nga Mali i Zi, thuhet nga Ministria e punëve të jashtme.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se Ambasada e Malit të Zi në Turqi është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e Malit të Zi të cilët aktualisht gjenden në Stamboll dhe qytete të tjera të Turqisë, si dhe qytetarë të cilët në kohën e ngjarjeve të natës së kaluar janë gjetur në aeroportin Ataturk.

Ambasada u ka rekomanduar qytetarëve që për arsye sigurie të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin të gjitha vendet e tubimit publik.

Share.