Grushti i shtetit: Prokuroria zbulon emrat e rusëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hetimet në lidhje me tentativën për grusht shteti në ditën e zgjedhjeve të 16 tetorit janë në zgjerim e sipër. Prokuroria speciale për herë të parë ka bërë të njohur edhe emrat e dy shtetasve rus të përfshirë në ngjarje, të cilët sipas dyshimit janë edhe organizatorët kryesor.

Eduard Shirokov dhe Vlladimir Popov dyshohen se kanë angazhuar Aleksandër Singjeliq nga Serbia, të cilit i kanë paguar 200.000 euro, për blerjen e armatimit dhe pajisjet e nevojshme për kryrjen e akteve të planifikuara. Në urdhërin e Prokurorisë për zgjerimin e hetimeve, përveç rusëve përmendet e dhe një person nga Fronti Demokratik i cili duhej që pas zgjedhjeve të merrte komandën e kryengritësve që planifikonin të hynin në Kuvend. Sipas burimeve të mediave, ishte pikërsht Singjeliq ai që bëri të njohur emrat e rusëve, edhe pse nuk ka konfirmime zyrtare se është kthyer në dëshmitar bashkëpuntor.

Share.