Grupim i ri politik në Mal të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre muaj para zgjedhjeve parlamentare në skenën politike të Malit të Zi shfaqet edhe një grupim i ri. Lëvizja qytetare “Rezistencë ndaj mungesës së shpresës-besimin njerëzve,  jo partive”, do të ketë si lider të saj ish zyrtarin e Malit të Zi Pozitiv Mladen Bojaniq. Si qëllim kryesor i këtij grupimi politik është ajo çka deri më tani nuk është arritur asnjëherë; dalja e bashkuar e komplet opozitës në zgjedhjet e tetorit., thuhet nga ky grupim. Poashtu , qëllim tjetër do të jetë organizimi i referendumit për antarsimin e Malit të Zi në NATO, çka e njoftoi ish kryetari i Lëvizjes për Neutralitet, Darko Millaçiq. Një nga përkrahësit e lëvizjes është edhe shkencëtari Dragan Hajdukoviq, telegrami i të cilit u lexua në konferencën për media të këtij grupimi.

Share.