Grupi i inxhinierëve shqiptaro-amerikanë, po ndihmon në vlerësimin e dëmeve nga tërmeti

0

Një grup inxhinierësh shqiptaro – amerikanë, pjesëtarë të shoqatës së arkitektëve, mbërritën në Shqipëri për t’iu bashkuar punës së gjithanshme për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe kthimin e qyteteve më të dëmtuara në jetën normale. Pjesëtarët e grupit janë inxhinierët Sokol Huta, Kreshnik Zalli, Malivin Ndoci, Ediant Martinaj, Ilir Dulaj dhe Delin Bixha, njofton Top-Channel. Udhëtimin e tyre nga SHBA drejt Shqipërisë e mundësoi anëtari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj. Inxhinierët thonë se e ndjenë si detyrë që të ofronin si ndihmë për familjet e dëmtuara nga tërmeti, si ndihma financiare ashtu edhe ekspertizën e tyre profesionale në këtë situatë të vështirë ku gjendet Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit.

Share.