Gruevski për gjuhën shqipe: Nuk do ta njohim asnjëherë si gjuhë zyrtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka hedhur poshtë propozimin e liderit të opozitës, Zoran Zaev, për njohjen e shqipes si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin maqedonas.

Nëpërmjet një deklarate, Gruevski u shpreh se ideja e rivalit të tij rrezikon që të krijojë një përçarje më të thellë etnike në Maqedoni. Ish-kreu i ekzekutivit tha gjithashtu se forca politike e drejtuar prej tij do të mbështesë vetëm propozime që mund ndihmojnë në daljen e vendit nga kriza politike.

Ish-Kryeministri i Maqedonisë dhe njëkohësisht kreu i partisë VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, ka vijuar edhe njëherë me retorikë nacionaliste, duke u shprehur se nuk do të mbështesë asnjëherë idenë e zyrtarizimit të gjuhës shqipe si një gjuhë zyrtare në të gjithë territorin maqedonas.Deklarata e ish-kreut të ekzekutivit, erdhi në shenjë kundërpërgjigje ndaj liderit të opozitës Zoran Zeav, i cili më herët deklaroi se forca politike e drejtuar prej tij po shqyrton idenë e propozimit të zyrtarizimit të gjuhës shqipe në të gjithë vendin.

Share.