Greqi, betohet kryeministri Alexis Tsipras

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me një ceremoni të thjeshtë që ka zgjatur veçse pak minuta, kreu i Syrizas, Alexis Tsipras ka bërë betimin para Presidentit të Republikës mbrëmjen e së hënës, për herë të dytë brenda 9 muajve. Më pas, ai ka shkuar në zyrën kryeministrore për të marrë dorëzimin e postit nga kryeministrja e përkohshme, Vasiliki Thanou. “Kthehem pas disa ditësh, pothujase një muaj, në zyrën e kryeministrit, duke pasur kujtimet e një epoke të vështirë, me negociata të vështira, dhe betejat që dhamë në këtë dhomë, por duke pasur optimizmin dhe besimin se, edhe në ditën kur unë do të iki që këtu, këto kujtime të jenë harruar dhe vendin e tyre ta kenë zënë kujtime më të mira dhe më konstruktive”, tha kryeministri grek, Alexis Tsipras.

Share.