Gorana : Semaforët do të zëvëndësohen me unazë rrethore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Po bëhet pothuajse një vit që semaforat e vetëm në qytetin e Ulqinit nuk janë në funksion. Mos funksionimi i tyre sjellë parregullsi në komunikacion, e më e evidentueshme kjo parregullsi ishte gjatë sezonit të kaluar veror , ku për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë aksident. Sekretari i sekretariatit për veprimtari komunale Mustaf Gorana për Televizionin Teuta shpehet se kjo situatë është për shkak se semaforët e vendosur janë shumë të vjetër dhe nuk mund të gjehen paisje të reja për rregullimin e tyre, kështu që është marrë iniciativa që edhe në këtë pjesë të qytetit semaforët të zëvëndësohen me unazë rrethore.Situata do të mbetet e tillë deri në realizimin e projektit të unazës rrethore , për të cilës Gorana shprehet se do të duhej të realizohet  gjatë vitit 2020.Përveç semaforëve të prishur një problem tjetër e cila e vështirëson komunikacionin në qytet janë edhe rrugët të cilat pothuajse në çdo pjesë të qytetit janë te rrenuara. Gorana shprehet se viti 2019 ishte vit I veshtir per te realizuar cfar do lloje investimi duke qene se komuna ka qene ne bllokade disa mujore.Pritet qe ne vitin 2020 te realizohen punet dhe projektet e lena pergjysem.

Share.