Gorana: Punimet në në rikonstruktimin e rrugës Krythë-Ulqin vazhdojnë së shpejti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Punimet në rikonstruktimin e rrugës magjistrale  Krythë-Ulqin do të fillojnë së shpejti, deklaroi për Televizionin Teuta sekretari i Sekretariatit për Veprimtari Komunale, Mustafë Gorana. Ai tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të filluar punimet, dhe në ndërkohë në këtë fazë të rikonstruktimit do të angazhohet edhe një ekspert nga Komuna për mbikqyrjen e ecurisë dhe cilëisë së  punimeve .

Poashtu janë duke u zhvilluar punimet edhe nga ana e ndërmarrjes “Ujësjellës-Kanalizime “për zhvendosjen e tubave të ujit,të cilët pengojnë në zhvillimin e punimeve në rrugë. Sipas Goranës,për shkak të rrezikut që paraqet , punimet së pari do të fillojnë në Urën e Klleznës me vendosjen e rrjetit mbrojtës për të ndaluar rënien e gurëve, çka ka qenë rast disa herë gjatë këtij sezoni.

Share.