Gorana: Në Ranë fasada me gur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka përfunduar procedura e aprovimit të konkursit te cilën Komuna e Ulqinit e ka shpallur para një viti në lidhje me fasaden e planit urbanistik të Ranës.

Mustafa Gorana sekretar i sekretariatit për urbanizëm dhe rregullim hapësinor tha se prezantimi publik ka filluar nga data 28 tetor dhe do të jetë i hapur deri me datën 10 nëntor.

Gjithësej 9 ofertues kanë dhënë ofertat e veta që të ndërtohen fasada me gur, në mënyrën mediterane të ristrukturimit.

Gorana tha se qytetarët janë duke treguar interesim, dhe theksoi se interesimi më i madh i qytetarëve është që të mos ndërtohet ashensori në Kala.

Share.