Gjykata vendos në favor të Rexhës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit Ali Rexha është shkarkuar në mënyrë të paligjshme nga ky funksion në vitin 2012, vendosi Gjykata themelore e Ulqinit, shkruan gazeta “Dan”.

Gjykata e shpalli të pavlefshëm vendimin e kryetarit të atëhershëm të Komunës së Ulqinit Nazif Cungut prej më 2 shkurt të vitit 2012 me të cilin Rexha u shkarkua nga detyra e drejtorit të këtij institucion. Pritet që Komuna të ankohet në lidhje me këtë vendim.

 

Share.