Gjykata Kushtetuese sot vendos për kompensimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi sot do të vendos në lidhje me iniciativën për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së ligjit për kompensimet e nënave me tre ose më shumë fëmijë. Sipas dorëzuesve të kësaj iniciative, me këtë ligj bëhet diskriminimi i kategorive të tjera të grave por edhe i burrave, si dhe u mohohet e drejta e barazisë  përpara ligjit.

Me këtë rast gratë të cilave u janë ulur kompensimet me vendim të Qeverisë, sot kanë njoftuar protestë para godinës së Gjykatës Kushtetuese, dhe se kjo protestë do të zgjasë edhe në ditët në vijim.

Share.