Gjykata Kushtetuese refuzon ankesën e Forcës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi ka refuzuar ankesën e Forcës së Re Demokratike, dhe në këtë mënyrë në bazë të aksionit afirmativ i ka dhënë një mandat Partisë Boshnjake në zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar. Megjithatë, dukes se Forca nuk do të jetë partia e vetme e cila mund të humbasë mandatin pas ditsë së zgjedhjeve, pasi në dy vendvotime ato do të përsëritën të dielen. Mundësi për të kaluar pragun ka Partia Socialdemokrate të cilës i duhen vetëm disa vota , kurse Demokratëve afër 30. Nëse këto parti hyjnë në Kuvend, atëhetë pa nga një mandat mund të mbesin  Partia Demokratike e Socialistëve dhe Socialdemokratët e Malit të Zi.

Share.