Gjykata e Hagës konfirmoi dënimin e përjetshëm të Ratko Mlladiqit  

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë ka dënuar sot ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq me burgim të përjetshëm  për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit ndaj  jo-serbëve gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Te kujtojme se ai ne procesin e shkalles se pare ne nentor te vitit 2017 u denua me poashtu me burgim te perjetshem.

Me kete gjykim Tribunali nderkombetare per ish Jugosllavi, mbyllin rastin e fundit I cili eshte dejtperdrejt I lidhur me luften ne Bosnje dhe Hercegovine.

Ky tribunal, akt akuzën e pare kundër Mlladiqit e ka ngritur në vitin 1995 derisa akoma ishte lufta ne Bosnje dhe ishte I akuzuar se bashku me liderin politik te srbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiqin I cili është dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm në vitin 2019 duke e kryer dënimin në burg në Britaninë e Madhe.

Akuza e dytë më e zgjëruar ndaj Mlladiqit është ngritur në nëntor të vitit 1996 n të cilin është përfshirë edhe gjenocidi në Srebrenicë.

Mlladiq për vite të tëraishte në ikje duke u mshehur nëpër objekte të sigurta nëpër Bosnje dhe Hercegovinë, e më pas është dyshuar se gjendet në Serbi I mbrojtur nga ushtria dhe krerët politik të udhëhequr nga SllobodanMillosheviq dhe Vojisllav Koshtunica.

Ai u arrestua ne maj të vitit 2011 në fshatin Llazarevo afër Zrenjaninit.

Gjykata përgjatë procesit gjyqësorë ka dëgjuar 592 deshmitare dhe ka pëerfunduar se Mlladiqi krimet I ka bërë duke vepruar në katër njësi krimesh.

E para- ai përpiloi një plan gjithëpërfshirës për të larguar përgjithmonë myslimanët dhe kroatët  nga zonat e pretenduara nga serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe e dyta synonte përhapjen e terrorit në mesin e popullatës civile përmes një fushate snajperimi dhe granatimesh.

Qellimi I tretë i përbashkët kriminal ishte qe  të eleminonte boshnjakët nga Srebrenica, ndërsa i katërti kishte për qëllim të merrte peng paqeruajtësit e KB për të parandaluar që NATO të kryente sulme ajrore në objektivat ushtarake serbe të Bosnjës.

Të mbijetuarit e gjenocidit të Srebrenicës u mblodhën sot në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, ku sot prisnin këtë ditë të madhe për ta- dënimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq. Poashtu edhe nga ana e mediave ky rast sot pati një interesim të posaçëm.

Përpunoi: Ilmira Lika

 

 

Share.