Gjurishiqit i caktohet masa e paraburgimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Lartë në Podgoricë i caktoi Savo Gjurishiqit nga Ulqini,  masën e paraburgimit , për shkak të vrasjes së kosovarit Beqo Likaj , me datën 2 mars. Gjurishiq akuzohet se në banesën e të dashurës së tij Mirnesa Divljanoviq, ka qëlluar me armë zjarri ndaj Likaj, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas aktit të kryer Gjurishiq është larguar nga vendngjarja, por është arrestuar nga policia një orë më pas. Sipas burimeve të ndryshme dyshohet se tragjedia ka ndodhur për arsye të xhelozisë.

Share.