Gjurashkoviq: Qeveria me uljen e kompensimeve po ju “uron” nënave Vitin e Ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja e Frontit Demokratik Ljiljana Djurashkoviq, ka reaguar me rastin e njoftimit të qeverisë së Malit të Zi se do të ulë kompensimet për nënat në masën prej 25%. Sipas saj, ky vendim i qeverisë është johuman, i padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin e miratuar në Kuvendin e Malit të Zi.

Gjurashkoviq e cilësoi këtë vendim si “urim” të qeverisë malazeze ndaj nënave me rastin e Vitit të Ri. Ajo në reagimin e saj pyet se pse nuk ndërmirren masa në grumbullimin e tatimeve ndaj biznesmenëve, dhe rritjen e tatimit në mallin luksoz, kurse për uljen e pagave të zyrtarëve ajo propozon ulje të mëtejshme.

Share.