Gjukanoviq : Zbulimi i të gjithë aktorëve kërkon kohë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, në lidhje me informacionet e bëra publike nga homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq, tha se der tani organet kompetente të dy vendeve kanë zbuluar dy hallka të zinxhirit dhe ka mbetur të zbulohet edhe e treta, duke aluduar në inspiruesit dhe urdhruesit e grupit i cili tentonte të kryente akte terroriste në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Gjukanoviq shtoi se nëprocesin e fushatës zgjedhore ekzistonte përfshirja e strukturave të caktuara nga vendet e huaja, çka ato e kanë potencuar edhe gjatë fushatës, sidomos duke pasur parasysh mjetet e konsiderueshme të hedhura në të. Sipas kryeministrit malazez, procesuimi ligjor i të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë çështje do të kërkojë kohë, pasi akom nuk ka prova të mjaftueshme, dhe u bëri thirrje mediave që të mos u dalin në ndihmë atyre që tentonin të vrisnin qytetarët e Malit të Zi.

Share.