GJUKANOVIQ TAKOHET ME EDI RAMËN

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili merr pjesë në Samitin për Ballkanin, i cili zhvillohet në Bruksel, organizuar nga Komisioni Europian, është takuar me homologun e Shqipërisë, Edi Rama me të cilin ka diskutuar rreth projektit të autostradës Adriatiko-Joniane, projekt i cili lidh Malin e Zi me Shqipërinë dhe Greqinë. Po ashtu, ata diskutuan edhe mbi projektet e përbashkëta në turizëm, sidomos në zonën e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna. Rama përsëriti se vendi i tij e përkrah fuqishëm hyrjen e Malit të Zi në NATO, duke vlerësuar se anëtarësimi i Malit të Zi në Aleancë do të kontribuonte në stabilitetin dhe përparimin  e rajonit të Ballkanit Perëndimorë.

Share.