Gjukanoviq: Serbia e do Kosovën e Malin e Zi pa shqiptarë dhe pa malazezë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq,  ka akuzuar homologun e tij serb , Aleksandar Vuçiq, se do të dëshironte që në projektin e “Serbisë së Madhe” ta kishte Kosovën por pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë. Sipas tij, Vuçiqi e konsideron kthimin e Malit të Zi në Serbi si kompensimin e vetëm për Kosovën.

Në një intervistë për “Jutarnji”, Gjukanoviq ka thënë se Serbia dhe Rusia duan ta vënë nën kontroll Malin e Zi, e para për ndryshim të kufijve, kurse e dyta për të përçuar mesazh ndaj BE dhe NATO. Duke i konsideruar jo të sinqerta deklaratat e Vuçiqit se Serbia e njeh pavarësinë e Malit të Zi, Gjukanoviq shtoi se Mali i Zi për Serbinë është një lloj kompensimi në mënyrë që të pranojë Kosovën e pavarur, por mohoi se për këtë ai ka presion nga jashtë, dhe se kjo është më tepër strategji politike e pushtetit të Serbisë.

Lidhur me ngjarjet në Mal të Zi ai tha se vendi ndodhet në shenjestër të agresionit shovinist serb, dhe se zgjedhjet e parakohëshme janë mundësi reale.

Share.