Gjukanoviq serbëve: Pranojeni Kosovën e keni humbur me kohë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, thotë se në rajonin e Ballkanit, stabiliteti asnjëherë nuk ka qenë i garantuar.Sipas tij, rajoni kurrë nuk do të jetë stabël, nëse raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk janë të shëndosha, ndërsa para disa ditësh tha se Mali i Zi nuk ka dashur ta lëndoj Serbinë me pranimin e pavarësisë së Kosovës.

“E kuptoj emocionin e opinionit serb kur kemi të bëjmë me raportin ndaj Kosovës, por gjeneratat e sotme nuk duhet të udhëheqin luftra që janë humbur më herët”, tha Gjukanoviq, dhe ka shtuar se “është i nevojshëm koncentrimi në atë që është e mundshme, të mendohet dhe realizohet vizioni i ardhmërisë për popullin dhe shtetin e vet”. 

Share.