Gjukanoviq: Rusia kundër Malit të Zi në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit te Zi, Milo Gjukanoviç ka bërë deklarata të forta kundër Rusisë, pasi ka thënë se është kundër anëtarësimit të vendit të tij në NATO. “Kjo është një politikë strategjike e Moskës, që të mos lejojë zgjerimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Ballkan”, tha Gjukanoviç. Sipas kryeministrit malazez, kjo është edhe arsyeja se përse Rusia mbështet protestat në Podgoricë.“Ne shohim sot që organizatorët e protestave janë të mbështetur fuqishëm nga nacionalistët nga Beogradi. Ndryshimi, i cili duhet të theksohet dhe që nuk është i vogël, është fakti që në këto momente Beogradi zyrtar nuk mbështet protesta dhe sulme mbi sovranitetin e Malit të Zi.

Share.