Lideri I deritashem I Partise demokratike te socialisteve Millo Gjukanoviq me vota unanime eshte rizgjedhur per kryetar te kesaj partie ne kongresin e shtate te mbajtur ne Podgorice. Per nenkryetar eshte zgjedhur Dushko Markoviq, kurse per kryetare te keshillit politik Svetozar Maroviq. Në këtë kongres muaren pjesë 452 delegate nga të gjitha komunat e Malit të Zi, kurse Nga Ulqini ishin 9 delegatë, 5 të caktuar nga Këshilli Komunal dhe 4 sipas funksionit (Loro Nrekiq, Nail Rexha, Borisllav Bashoviq dhe Luigj Shkrela). Millo Gjukanoviq ne fjalimin e vet hyres ka theksuar se eshte arritur mjaft, por na mbesin akoma sfida te reja. Vetem Mali I Zi stabil dhe me prosperitet do te jete I perjetshem. DPS cdohere do te jete ne sherbim te qytetareve, deklaroi Gjukanoviq.
Ne kongres ishte I pranishem edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta,I cili e pati fjalen pershendetese si dhe persona te larte te jetes publike vendase dhe te huaj.