Gjukanoviq refuzon të nënshkruajë shkarkimin e krerëve të Ushtrisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi, Millo Đukanoviq, njoftoi  se nuk do të nënshkruaj vendimet për shkarkimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Gjeneral Majorit Dragutin Dakiq dhe Majorit Rajko Pešić. Në vend të kësaj, thuhet në njoftimin e tij, do të thërras një sesion të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë. “Të dy aktet u nënshkruan nga dy anëtarë të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Z. Aleksa Becic, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe  Zdravko Krivokapiq, Kryeministër i vendit. Unë gjithashtu mësova nga mediat se këto propozime u shoqëruan me një vendim të Ministrisë së Mbrojtjes për daljen në pension të Gjeneral Majorit Dragutin Dakić “, deklaron Đukanoviq. Ai kujton se Vendimi për emërimin dhe shkarkimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm është në kompetencë ekskluzive të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisëm dhe beson se ndryshimi i kreut të Ushtrisë është një çështje me rëndësi kombëtare që meriton një seancë të posaçme të këtij organi. Gjithashtu, propozimet për shkarkimin e Dakić dhe Pešić u paraqitën, siç thekson Đukanović, në kundërshtim me procedurat themelore të përcaktuara me nenin 12 të Rregullores së Procedurës të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, i cili thotë se materialet e paraqitura për shqyrtim në Këshill, pavarësisht nga fshehtësia e cila u është caktuar atyre, si dhe i gjithë dokumentacioni, mund t’i komunikohen publikut vetëm me pëlqimin e vetë Këshillit.

Share.