Gjukanoviq: Qeveria e re po tregon papërgjegjshmëri ndaj investitorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kritikoi qeverinë e re se po përpiqet  të mbrojë veten nga pyetja se çfarë po bëjnë në drejtim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik të Malit të Zi duke trumpetuar tezën për tokën e djegur. Sipas tij, akuza të tilla janë rezultat i një qëllimi të keq për të gjunjëzuar Malin e Zi dhe për ta lënë atë pa një identitet dhe pa potencial ekonomik.

Duke folur për ndërtimin e një pjese të autostradës, borxhi për të cilën po kërcënon stabilitetin financiar të vendit, Gjukanoviq tha se oferta kineze ishte më e favorshmja.

“Sot, sjellja e papërgjegjshme ndaj kësaj marrëveshje tregon papërgjegjësi serioze,” tha presidenti. Ai gjithashtu shtoi se projekti u shqyrtua nga zyra e prokurorit të shtetit dhe se u vlerësua se ishte bërë në përputhje me ligjet e Malit të Zi”.

Lidhur me njoftimet e nënshkrimit të marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, Gjukanoviq vlerësoi se është shumë mirë që po i afrohemi nënshkrimit të kësaj marrëveshejeje dhe kujtoi se qeveria e mëparshme nënshkroi marrëveshje të ngjajshme edhe me komunitetet e tjera fetare. Në lidhje me imunizimin kundër virusit korona, Gjukanoviq tha se ai mbështet fuqimisht vaksinimin, por se vetë akoma nuk është vaksinuar për shkak të këshillës mjeksore për të pritur pasi posedon antitrupa.  “Jemi dëshmitarë se korona nuk është një çështje e thjeshtë, ka një nivel të lartë të vdekshmërisë dhe është mjaft e rrezikshme. Se cila vaksinë duhet përdorur është çështje e zgjedhjes individuale dhe shpresoj që së shpejti të kemi një përzgjedhje më të gjerë të vaksinave në Mali i Zi “, tha Gjukanoviq.

Share.