Gjukanoviq propozon Krivokapiq si të mandatuar për formimin e qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, priti sot për konsulltime bartësit e tre koalicioneve fituese të zgjedhjeve parlamentare, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq. Pas bisedës me to, Gjukanoviq në konferencë për media njoftoi se do ti propozojë Kuvendit që i mandatuari për formimin e qeverisë së re të jetë Zdravko Krivokapiq, bartësi i listës “Për të ardhmen e Malit të Zi”, e cila mori më së shumti vota nga koalicionet fituese. Me këtë, tha Gjukanoviq, shoqëria jonë tregon pjekurinë dhe kapacitetin demokratik, dhe se Mali i Zi është faktor i stabilitetit rajonal. Ai tha se nga qeveria e re pret përkushtim në luftën kundër pandemisë dhe problemeve ekonomike, si dhe arritjen e konsensusit në emërimin e figurave kyçe në krye të institucioneve gjygjësore. Në pyetjen se a do të largohet nga kreu i PDS në kongresin e kësaj partie, i cili është caktuar për në dhjetor, Gjukanoviq nuk u përgjigj në mënyrë direkte, por tha se në kongres do të merren vendime konform mesazheve që kanë marrë nga elektorati.

Pas përfundimit të konsulltimeve, i mandatuari, Zdravko Krivokapić, tha se do të propozojë përbërjen e Qeverisë së re jo më vonë se me 8 nëntor. “Të gjithë në Mal të Zi duhet ta dinë se fitorja e popullit u zyrtarizua nga ky akt i sotëm.  Ne kishim një përgjigje konkrete nga Presidenti Đukanović, i cili mund të kishte bërë edhe kombinatorikë tjetër, por kjo nuk ishte e nevojshme kësaj radhe, “deklaroi Krivokapić. Ai shpreson se negociatat për përbërjen e qeverisë së re të përfundojnë deri më 8 nëntor dhe se  do të arrijnë të harmonizojnë interesat e partive politike por edhe të ekspertëve.
“Sot, unë do t’u dërgoj ftesa të gjitha partive të pakicave kombëtare për të marrë pjesë në formimin e Qeverisë,” tha Krivokapic, duke shtuar se në të ardhmen Mali i Zi do të duket ndryshe.
Kryetari i Kuvendit, Aleksa Bečič, tha se ata patën një takim kuptimplotë dhe korrekt me Đukanoviov dhe se  pret një bashkëjetesë politike të suksesshme në interesin më të mirë të Malit të Zi dhe qytetarëve.
Udhëheqësi i GP URA, Dritan Abazović, tha se dita e sotme është provë se shoqëria malazeze është më e pjekur nga sa mendohej. Ai shtoi qytetarët duhet të jenë të relaksuar dhe se pjesa më e vështirë e punës është që kryeministri i caktuar të propozojë përbërjen e qeverisë sa më shpejt të jetë e mundur. “Ne morëm një premtim nga presidenti se nuk do të ketë pengesa, shpresoj se ai do të qëndrojë në këtë vijë.”, tha ndër të tjera Abazoviq.
Share.