Gjukanoviq për Frontin: Janë grup i tërbuar çetnikësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, në konventën për zgjedhjet lokale në Herceg Novi, i quajti kundërshtarët nga radhët e Frontit Demokratik, të njohur për orientimin proserb, “klan çetnikësh të tërbuar”, shkruan Vijesti. “Herceg Novi nuk është qytet serb, por krenari malaziase”, është shprehur Gjukanoviq në konventën përfundimtare të Partisë Demokratike të Socialistëve.

Ai shtoi gjithashtu se liderët e Frontit Demokratik janë turpi më i madh i Malit të Zi bashkëkohor. “Për herë të parë në historinë e gjatë e të ndritshme të Malit të Zi kemi tradhtarë që krenohen me tradhtinë e tyre, ndërsa mëkati më i madh i tyre është që besonin se mund të kenë të drejtën të vijnë në pushtet duke shkaktuar luftë vëllavrasëse”, është shprehur Gjukanoviq.

Ai shprehu sigurinë se pas 25 majit Mali i Zi do të jetë antare e re e NATO-s.

Share.