Gjukanoviq: PDS nuk ka sjellë vendim për bojkot të Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në kuadër të Ditës së Pavarsisë më 21 maj, mbajti një konferencë për media në të cilën njoftoi se do të kthejë në Kuvend Ligjin mbi Prokurorinë e Shtetit , duke shtuar se PDS nuk ka frikë nga ndryshimet në këtë sektor.

Ai gjithashtu tha se nuk do të jepte pëlqimin e tij për emërimin e disa ambasadorëve, sepse, sipas tij  në diplomaci nuk mund të emërohen ata që kanë punuar dhe folur kundër Malit të Zi. Ai gjithashtu njoftoi se PDS nuk ka marrë vendim për bojkotin e parlamentit dhe se çështja e shkarkimit të Ministrit Vladimir Leposaviq nuk është arsyeja pse ata u larguan nga seanca aktuale e Kuvendit. Gjukanoviq beson se PDS do të kthehet në pozicionin nga i cili, siç thotë ai, do ta çojë Malin e Zi në BE shumë më shpejt.

Gjukanoviq gjithashtu tha se ai dyshonte se qeveria aktuale ka dozën e nevojshme të patriotizmit dhe përgjegjësisë. “Ne patëm një pranim nga kryeministri se ai mund të mos e dëshironte pavarësinë e Malit të Zi, por shohim se don të jetë kryeministër në një vend që mbase nuk e donte. Por rrethana e mirë është se kjo nuk varet as nga Kryeministri, as nga pozita apo opozita ”, deklaroi Gjukanoviq. Ai gjithashtu theksoi se është shumë e rëndësishme të kemi një shoqëri të mobilizuar malazeze, e cila, siç thotë ai, nuk ka qenë kurrë më vigjilente apo e përgjegjshme se tani. Në fund ai u uroj qytetarëve Festën e Pavarsisë.

Share.