Gjukanoviq i pakënaqur me rezultatin zgjedhor në Podgoricë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Demokratikëve të Socialistëve Millo Gjukanoviq, ka paralajmëruar se kryesia e partisë do të shqyrtojë përgjegjsinë e udhëheqësve të kësaj partie në Podgoricë, pasi në zgjedhjet e tetorit në këtë qytet nuk kanë pasur mbështetjen e pritur. Siç transmeton Antena M, Gjukanoviq këtë e ka bërë të ditur në mbledhjen e Këshillit Komunal të kësaj partie në Podgoricë.

Kryetari i PDS-së në këtë qytet Vlladan Vuçeliq , rezultatin e ka cilësuar si relativisht të mirë, por Gjukanoviq ka insistuar se mbështetja duhej të ishte shumë më e lartë duke pasur parasysh se Podgorica vitet e fundit ka pësuar zhvillim të madh nën udhëheqjen e tyre. Sipas burimeve nga mbledhja, Gjukanoviq  nuk i është shmangur as përgjegjësisë së tij në këtë rast, pasi ishte koordinatori i zgjedhjeve për këtë qytet. Në zgjedhjet e terorit PDS në Podgoricë siguroi  rreth 48.000 vota.

Share.