Gjukanoviq nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

– Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviç  ka paralajmëruar  se ai nuk do të marrë pjesë në seancën parlamentare, e cila është planifikuar për të vazhduar sot.

Në seancën  e Kuvendit, nuk do të marrin pjesë  as përfaqësuesit e Qeverisë, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), do të marrin pjesë në mbledhjen e paralajmëruar-  deklaroi Gjukanoviq..

Ai në emisionin “Kjo është e vërteta” tha se vërejtja publike deputetëve të Frontit Demokratik (FD)për incidentin e ndodhur në parlamentin e Malit të Zi ditën e premte nuk është masa adekuate, dhe shtoi se administrate e Parlamentit është treguar si një nikoqir jashtëzakonisht  i papërgjegjshëm që nuk ka mbrojtur integritetitn e Qeverisë,të cilët i ka ftuar të marrin pjesë në seancë.

“Atë çfarë dua të konfirmoi dhe të heqë dyshimin është që klubi i deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve në momentin e votimit do të jenë present në parlamen, dhe do të votojnë për propozimin e kryeministrit.

DPS nuk mund të jetë ndonjë problem në zgjedhjen e Qeverisë” tha kryeministri.

Kryeministri vuri në dukje se paraljmërimin  për incidentin, i cili ndodhi në parlament, e kanë  pasur  të gjithë.
Këto nuk ishin kurfarë informacionesh të fshehta të shërbimeve,por siç u shpreh ai deputetët e Frontit janë munduar që ti informojnë të gjithë, gjë që e bënë në protestën e majit ku thane  se  do të hyjnë në parlament , në mënyrë që atmosferën nga rruga e kanë sjellë në organin më të lartë legjislativ ,për tu hakmarrë,u shpreh Gjukanoviq

Share.