Gjukanoviq në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq do të qëndroj tre ditët e ardhshme në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri, siç thuhet në kabinetin e tij, më 19 shtator do të ketë një prezantim në samitin për refugjatët dhe migrantët, i cili synon të promovojë përgjegjësinë e përbashkët për këtë sfidë globale dhe për të kërkuar përgjigje më efikase për çështjet e refugjatëve dhe të emigrantëve, përmes promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Gjatë Asamblesë së Përgjithshme, Gjukanoviq do të jetë i ftuar në pritjen tradicionale të organizuar nga presidenti amerikan Barak Obama, dhe drekë për drejtuesit e delegacionit që e organizon edhe Sekretarin e Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun,” thuhet nga kabineti.

Share.