Gjukanoviq: Mali i Zi duhet të ketë kishën e vet autonome

0

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve France Press, se vendi duhet të ketë kishën e vet autonome në mënyrë që të forcojë identitetin kombëtar dhe të evitojë përzirjen e vazhdueshme të Serbisë në çështjet e mbrendshme. Sipas tij, kisha serbe po keqpërdor besimtarët e saj duke i shtyrë të besojnë se dikush dëshiron tua marrë objektet sakrale, çka sipas tij nuk është e vërtetë. Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë që shteti të kapitullojë para kërkesave të klerit ortodoks dhe la të kuptohej se kundërshtarëve të tij pushteti nuk do tu dorëzohet në një mënyrë të tillë.

Share.