Gjukanoviq: Institucionet e vendit e kanë kaluar testin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Millo Gjukanoviq, në një intervistë pët Radiotelevizionin e Malit të Zi, tha se institucionet e vendit e kanë kaluar testin e tyre në përballjen me krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Sipas tij, përkundër pritshmërive të disave, koha e ka treguar se Mali i Zi është më i zhvilluar dhe më funkcional se sa mendohej .Ai falenderoi qytetarët për disciplinën e treguar dhe donatorët për ndihmën e dhënë, dhe shprehu besimin se edhe në vijim kjo krizë do të vazhdojë të menaxhohet ashtu si duhet.

Share.