Gjukanoviq – Hysa: Marrëdhëniet në mes Malit të Zi dhe Kosovës janë shembullore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq priti  dje në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, duke shprehur mirënjohje për iniciativën dhe interesimin e ambasadorit për ngjarjet aktuale në Mal të Zi, si dhe angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve . Presidenti shprehu kënaqësinë me marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, të cilat tradicionalisht janë shembullore dhe gjithashtu forcohen nga respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimit i mirë  ndërshtetëror.

Ai përgëzoi zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës dhe përsëriti urimet e tij për zgjedhjen e Presidentit Osmani, duke shpresuar se kjo do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të vendit. Në atë kontekst, Presidenti përsëriti gatishmërinë e Malit të Zi për të ndarë me Kosovën përvoja të rëndësishme për përparimin në rrugën drejt BE dhe NATO-s. Ambasadori Hysa falënderoi Presidentin për pritjen, dhe e informoi atë për situatën aktuale në Kosovë, duke përcjellë përshëndetjet e presidentes dhe shefit të diplomacisë. Duke shprehur kënaqësinë për  përfundimin me sukses demarkacionit të kufirit,

Ambasadori Hysa shprehu dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin për të njëjtat vlera dhe qëllime, e që janë integrimet euro-atlantike. Bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione mbi situatën aktuale epidemiologjike dhe procesin e imunizimit, i cili duhet të përshpejtohet për të krijuar kushte për normalizimin e jetës dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Share.