Gjukanoviq i ftuar në pritjen e organizuar nga presidenti Obama

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, mori pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama, në të cilën morën pjesë edhe liderët e 193 shteteve antare të Kombeve të Bashkuara.  G

jukanoviq për Zërin e Amerikës se Mali i Zi “ka avancuar në rrugën e integrimit në NATO dhe se kthimi mbrapa nuk është opsion.” Ai shtoi se një pjesë e opozitës politike në Mal të Zi është e bashkuar në luftën kundër  anëtarësimit të Malit të Zi në Aleancë, por pret që zgjedhjet e ardhshme më 16 tetor të riafirmojnë përkushtimin e Malit të Zi për të vazhduar në drejtim të integrimit euro-atlantik. Ai vlerësoi se çështja e anëtarësimit është një temë e rëndësishme, dhe zyrtarët malazezë po përdorin çdo mundësi për të qenë në bisedime me përfaqësuesit e vendeve të NATO-s, duke lehtësuar në këtë mënyrë procesin e ratifikimit të Malit të Zi në këtë organizatë.  Kryeministri tha se për këtë temë u fol edhe gjatë takimit me presidentit amerikan, Barack Obama, si dhe në bisedimet me Zevendës Sekretarin për Çështjet Politike në Departamentin e Shtetit, Thomas Shannon, dhe senatori republikan Ron Johnson, i cili kohët e fundit kryesoi një seancë në të cilën Shtetet e Bashkuara e mbështetën fuqimisht anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Share.