Gjukanoviq: Disa politikan punojnë për interesa të shteteve tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, në një intervistë për gazetën Dnevne Novine tha se vendet ballkanike duhet të bëjnë kthesë nga sistemi i vjetër ballkanik dhe të drejtohen drejt modelit evropian. Ai tha se Mali i Zi veç e ka filluar këtë proces por ka akoma shumë punë për të bërë.

Gjukanoviq u tregua kritik ndaj një pjese të opozitës malazeze , duke thënë se disa politikan në mungesë të sukseseve politike kanë rënë në shkallën më të ulët dhe po punojnë për interesat e shteteve tjera. Sipas tij, tentativa e Rusisë për të penguar Malin e Zi drejt integrimeve euroatlantike nuk ka të bëjë direkt me vendin, por me nevojën e këtij shteti për të treguar se akoma ka ndikim në politikën botërore.

Share.