Gjuha shqipe bëhet lëndë mësimore në shkollat e Turqisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria turke e Arsimit Kombëtar ka vendosur në programin arsimor për vitin e ardhshëm gjuhën shqipe dhe boshnjake si lëndë zgjedhore, duke nisur që nga klasat e 5-ta. Programi mësimor i gjuhës shqipe dhe boshnjake, pasi u përgatit dhe u vlerësua edhe  nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Bazë , u paraqit në Kryesinë e Bordit të Arsimit dhe Edukimit.

Pas procesit të vlerësimit të programit kanë nisur punimet për përgatitjen e teksteve mësimore. Nxënësit që nga viti i ardhshëm mësimor do të mund të mësojnë gjuhët shqipe dhe boshnjake si lëndë zgjedhore në shkollë.

Share.