Gjuetia në Ulqin- Ardoliq vret derrin e egër prej rreth 140 kg

0

Gjatë kësaj fundjave, pjestarët e shoqatës së gjuetarëve “Mali i Brisë” kanë pasur gjueti me mbarë. Njëri prej tyre, gjuetari nga Zogajt, Allmir Ardoliq, arriti që të vrasë derrin e egër i cili peshonte rreth 140 kg. Sipas fjalëve të tija, derrin e egër e nuhatën qejt gjuetarë në Malin e Brisë, në zonën mbi Liqenin e Shasit. Gjuetarët thonë se numri i derrave të egër është mjaft i lartë dhe në mjaft raste u shkaktojnë dëme të konsiderueshme bujqëve në periferi të Ulqinit.

Share.