Gjuajtje me armë në Tivar. Mbetet i vrarë një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje rreth mesditës në qytetin e Tivarit ka ndodhur një vrasje me armë zjarri, ku viktimë ishte Vaso Delibashiq, banor i këtij qyteti. Drejtori i spitalit të Tivarit, Dragosllav Tomanoviq, ka thënë për Vijesti se megjithë masat e ndërmarra nga mjekët, Delibashiq iu nënshtrua plagëve të shumta. Policia gjatë kërkimit për autorin apo autorët ka gjetur një makinë të djegur të tipit Audi, e cila dyshohet se është përdorur për kryrjen e krimit. Nga Drejtoria e policisë kanë kumtuar se janë duke punuar intenzivisht në identifikimin e autorit si dhe motivet që kanë çuar në këtë ngjarje.

Share.