Gjoni: Për kamarier e gjellëbërës nuk ka interesim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Qendrën shkollore “Vëllazërim Bashkim “në afatin e qershorit në vitin e parë janë regjistruar 215 nxënës. Këtë vit janë formuar 4 paralele të plota drejtimi gjimnazi i përgjithshëm,ndërsa në drejtimet tjera ka akoma vende të lira.

Nxënësit nxënësit kanë pasur mundësi të zgjedhin disa drejtime si: Teknik i turizmit,teknik i ekonomisë, frizer,elektroteknikë e telekomunikacionit ,ky i fundit drejtim i ri. “Është interesant të ceket se në drejtimin kamarier gjellëbërës nuk është paraqitur asnjë nxënës.Këtë vit kemi edhe një risi sa i përket paraleleve ku sipas kriteriumeve të parapara në një paralele do të ketë 28 ,e jo 30 e më shumë nxënës siç ka qenë gjer më tani” deklaroi për televizionin Teuta sekretari i këtij Institucioni arsimor- Myzafer Gjoni.

Në gusht nxënësit të cilët nuk e kanë dhënë provimin e maturës do ti nënshtrohen përsëri provimit si dhe riprovimeve nxënësit që kanë nota negative. Gjoni tha se këtë vit presin të rritet numri i nxënësëve në krahasim me vitin e kaluar ku është shënuar një rekord i rënies së numrit në krahasim me një vit më herët për 100 nxënës më pak.

Share.