Gjoni: OJQ-të dhe Komuna e kanë bërë të tyren, tani mbetet te Qeveria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixhe Gjoni , tha për televizionin Teuta se në konferencën e tretë të mbajtur për Kriporen e Ulqinit, diskututesit vlerësuan angazhimin e sektorit joqeveritar dhe pushtetit lokal në mbrojtjen e saj, por patën kritika të shumta ndaj angazhimit të Qeverisë.

Gjoni tha se qendrimi i Komunës tashmë është i njohur dhe se këtë ato e kanë vërtetuar edhe me miratimin e Planit Hapsinor Urbanistik, i cili Kriporen e përkufizon si zonë të mbrojtur. Ajo shtoi se nga përfaqsuesit e Qeverisë morën sigurime se të gjithë planet e tjerë në nivel vendi që do të miratohen në të ardhmen, do të jenë në përputhje me Planin Hapsinor të Ulqinit.

Share.