Gjoni: Me kultivimin e duhanit shkollova fëmijët dhe ndërtova shtëpinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kultivimi i duhanit është një kulture e vjetër buqësore dhe një ndër veprimtaritë dhe burimet kryesore të banorëve të Krajës.

Kraja ka një vegjetacion mjaft të pasur,  më e rëndësishmja është se , produktet që prodhohen në Krajë janë 100% natyrale. Kushtet klimatike dhe terreni kodrinoro-malor, me pak tokë punuese, kanë ndikuar që popullsia të ketë kulturë bujqësore kryesore kultivimin e duhanit .Këtë vit rendimenti është i lartë falë kushteve klimatike që kanë mbizotëruar

Sait  Gjoni nga Fshati Blacë është një  prodhues i njohur i duhanit. Në parcelat e tij këtë vit ka mbjellë  rreth 22 mijë fije duhan.Të gjitha punët rreth kultivimit të duhanit i kryen me familje në mungesë të fuqisë punëtore, që rëndom është  nga Shqipëria. Ai me kultivimin e duhanit ka arritur të shkollojë tre fëmijë dhe të ndërtojë shtëpi,dhe të gjitha kushtet e nevojshme për tjetë më të mire.Kultivimi i duhanit ka  procedure,nga mjellja e fares deri tek vjelja e cila bëhet në disa faza.

Procedura, e cila kërkon një kujdes të veçantë, është tharja e duhanit , e cila bëhet në sera të ndërtuara enkas për këtë punë.E rëndësishme është që gjethet e duhanit të vjelën të pjekur, pra kurë fillojnë të zverdhen,shprehet Gjoni. Për momentin, në vijim është vjelja e dorës së tretë dhe të katërt të duhanit, gjegjësisht të cilësisë më të mirë të rendimentit.

Share.