Gjoni: Kosovarët të kënaqur me ofertën turistike të Ulqinit. Problem vonesat në kufi

0

Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixhe Gjoni, gjatë qëndrimit në qytetin e Pejës me rastin e 12 vjetorit të pavarisë së Kosovës, pati mundësi të takohet me zyrtarët e lartë të disa komunave shqiptare nga rajoni. Ajo për TV Teuta njoftoi se nga biseda me nikoqirët ishte i qartë se ato vazhdojnë ta vlerësojnë atë se çka ofron Uqini si destinacion turistik dhe se në këtë drejtim nuk ka ankesa, por vonesat në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan vazhdojnë të paraqesin problem. Sipas Gjonit, në lidhje me këtë duhet të gjendet një zgjidhje, pasi jo të gjithë kanë durimin që të presin me orë të tëra për të kaluar kufirin. Në këtë drejtim ka pasur mjaft premtime në të kaluarën nga organet shtetërore, qoftë në drejtim të zgjerimit të kalimit aktual apo hapjen e pikave të reja, por deri tani asgjë nuk është realizuar.

Share.