Gjoni : 27 OJQ fituese

0

Komuna e Ulqinit ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e mjeteve Organizatave Jo Qeveritare. Kryetaria e komisionit Hadixha Gjoni për Televizionin Teuta u shpreh se këtë vit kanë pasur paraqitjen e një numri më të madhë të projekteve se sa në vitet e kaluara. Nga 30 projekte sa janë dorëzuar në total 27 prej tyre i kanë plotësuar kriteriumet e parapara.

Shuma e mjeteve te cilën e ndanë komuna e Ulqinit edhe këtë vit mbetet 25 000 euro, ndërsa në projekt buxhetin e vitit 2017 Gjoni tha se është paraparë që kjo shumë të arrijë deri në 40 000 euro. Deri në fund të këtij viti pritet që me përfaqësuesit e shoqatave të nënshkruhen kontatat për realizimin e projekteve.

Share.