Gjermani-Poloni 0-0

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjermania dhe Polonia ndahen në barazim pa gola, duke regjistruar kështu ndeshjen e parë me rrjeta të paprekura në këtë Europian.Ky rezultat eliminon direkt Ukrainën e cila bëhet skuadra e parë që ikën nga Euro 2016.Polakët menduan më shumë për mbrojtjen duke i besuar vetëm Lewandowskit.

Boateng  dhe Hummels të vendosur në qendër të mbrojtjes arritën të neutralizonin një ndër yjet e këtij Europiani.Sulmuesi tjetër,Milik,nuk shenoj në një ndër rastet më të mira për polakët që e zotëruan topin vetëm 37 për qind dhe nuk gjuajtën asnjëherë në kuadrat.

Nga ana tjetër, Gotze i vetmi sulmuesi i deklaruar i gjermanëve, arriti t’i shpëtojë mbrojtjes polake vetëm një herë por portieri kundërshtar ishte në pozicion.Pavarësisht ndërrimeve në minutën e 70, gjermanët nuk arritën të gjenin dot raste për të shënuar. Kjo është një ndër ndeshjet e paketa të Gjermanisë që nuk shënohet gol.

Share.