GJERGJ GJOKAJ – PERSONALITET I SHQUAR

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të Panairit të librit, mbrëmjen e kaluar u përkujtua edhe jeta e veprimtaria e professor Gjergj Gjokajt,ish- kryetar I Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Malin e Zi, kryeradaktor I revistës “KOHA”,1978 -1988.Profesor Doktor Basri Çapriqi tha se Gjergj Gjokaj ka qenë një intelektual dhe personalitet I shquar shqiptar në Malin e Zi.

“Një rol të posaçëm ai ka luajtur në organizimin n dhe jetësimin e Besëlidhjes së Malësisë” para 45 vjetëve,por vlerësohet si themelues edhe udhëheqës I mediave në gjuhën shqipe në Malin e Zi,konkretisht Emisionin shqip në Radio Titogradin e shekullit të kaluar ,por” shtoi Çapriqi, kontributi I Gjergj Gjokajt është në udhëheqjen e të përmujshmes “KOHA”,ku janë afirmuar një numër I konsiderueshëm I shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi, të njohur edhe në letërsinë shqipe në përgjithësi.

Share.