Gjerana 1 – pa ujë që 5 dekada

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në lagjen Gjerana 1 tek pusi I barisheteve jetojnë rreth 40 familje të cilët pothuajse 5 dekada nuk e kanë të vendosur ujësjellësin. Funksionimi I tyre është vetem përmes saranxhave të cilat mbushen nga shiu ose nga vetë banorët duke e paguar mbushjen e saranxhave. Banoret e kësaj lagje kanë vite që kërrkojnë dhe luftojnë për këtë fenomen , shpenzimet e tyre jane shumë të larta për të siguruar ujin për nevojat elementare duke arritur shifren rreth 200 euro . Banorët për Televizionin Teuta shprehen të shqetësuar që akoma sot në vitin 2016 duhet të përballen me këtë vështirësi. Kjo lagje është e urbanizuar dhe vazhdon ndërtimi I shtëpive të reja, mirëpo sigurimi I ujit mbetet në duart e banorëve.

Share.