Gjeoshaj akuzon PDS në Tuz për përkrahje të uzurpatorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Tuzit Nik Gjeloshaj, ka akuzuar Këshillin Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Tuz, kryesuar nga Mirza Pepiq, për pengesë të autoriteteve lokale në kryerjen e detyrave zyrtare. Gjeloshaj thotë se me veprimin e tyre ata direkt përkrahën uzurpimin e tokës së komunës nga individë të afrët me partinë e tyre. Ai sqaroi se organet e inspektimit dhe shërbimet e tjera komunale morën një vendim për të hequr gardhin, të cilin një qytetar e kishte ngritur duke uzurpuar tokën komunale.

“Sot, u konfirmua se PDS Tuz mbështet uzurpimin e pronës komunale, në mënyrë që t’u mundësojë zyrtarëve të saj pasurimin nëpërmjet uzurpimit të pasurisë së përbashkët të të gjithë qytetarëve të komunës sonë. Koha juaj për këto veprime ilegale dhe jonjerëzore ka kaluar”, tha Gjeloshaj në deklaratë, duke shtuar se shumë shpejt do ta ndjejnë dorën e drejtësisë dhe ligjit të gjithë autorët e pengimit në kryerjen e detyrave zyrtare.

“Nuk do të lejojmë vjedhjen e pronës komunale. Pa paragjykime personale por me përgjegjësi do të mbrojmë pronën dhe të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve të Komunës së Tuzit,  veçanërisht nga uzurpatorët”, përfudoi Gjeloshaj.

Share.