Gjendje stabile e furnizimit me ujë në Ulqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja Publike “Ujësjellës kanalizime” edhe për këtë sezon turistik ka bërë parapërgaditjet e nevojshme sa i përket furnizimit me ujë. Drejtori i kësaj ndërmarrje Fehim Avdiu për televizionin Teuta thotë se deri tani gjendja është e mirë.

“Qytetarët e Ulqinit nuk kanë për çka të brengosen, ujë ka mjaftueshëm, kemi dhe pompa rezervë. Këtë vit edhe kushtet klimatike ishin në favor të ndërmarrjes”, thotë Avdiu. Kur bëhet fjalë për shtypjen e ujit në kuotat e nalta Avdiu shton se “çështja është e komplikuar, për arsye se zonat e larta, mbi 50 metër kanë shtypje më tepër se sa zona e mesme apo e ulët, por që ajo mund të ndodhë vetëm në atë periudhë të caktuar kur ka fluks të turistëve”.

Sipas analizave të fundit nga Instituti Publik shëndetësor i Podgoricës, uji rezulton i pishëm dhe mbrenda standardeve. Drejtori Avdiu poashtu bën apel tek të gjithë konsumatorët e ujit të kenë kujdes me përdorimin e tij, të mos keqpërdoret dhe të shlyejnë obligimet e veta në mënyrë që ti ndihmojnë dhe NP “Ujësjellës kanalizime”.

Share.